BOTA

 “Të dua, bëhu e imja”/ Ushtari i dashuruar marrëzisht me vajzën e Bashar Al-Assad, por ja çfarë i ndodhi

14:33 - 30.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Para një jave në Youtube u publikua videoja e një ushtari sirian që i shprehte dashurinë vajzës së presidentit të vendit Basha al-Assad.




Ushtari Yazan Soltani thoshte në video: “Të dua, vërtetë të dua. Çmendem pas teje. Je e imja dhe unë jam i yti. Bëhu e imja!”

Ndërsa në një video tjetër ai shfaqej i veshur me një uniformë ushtarake ku premtonte se do të bënte gjithçka për t’u martuar me të bijën e Assad, 16-vjeçaren Sein Assad.

Guximi i këtij ushtari kishte befasuar miqtë dhe kolegët e tij, të cilët e kishin paralajmëruar se publikimi i videove mund t’i sillte pasoja të rënda.Dhe me sa duket ashtu ka ndodhur! Sipas mediave në Siri, ushtari Yazan Soltani është zhdukur që prej publikimit të videove.

Sipas motrës së tij, ushtari është arrestuar por nuk ka asnjë informacion se ku ka përfunduar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.