BOTA

U aprovua për trajtimin e COVID-19/ ‘Remdesivir’ nga 1 korriku do të kushtojë mbi 3 mijë dollarë

15:07 - 30.06.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në një kohë që  në mbarë botën janë infektuar mbi 10 milionë njerëz nga koronavirusi dhe kanë vdekur mbi 500 mijë të tjerë ende nuk është prodhuar një vaksinë kundër  Covid-19. Megjithatë mediat e huaja kanë shkruar se trajtimi me ilaçin “Remdesivir” kundër koronavirusit do të kushtojë përafërsisht 3,120 dollarë për të gjithë ato pacientë që janë me sigurim vullnetar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.




Ky ilaç i prodhuar nga kompania farmaceutike Gilead-it është aktualisht ilaçi i parë që është aprovuar për t’u përdorur për shërimin e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara nga FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave), në datën 26 qershor.

Deri më sot kompania prodhuese e ka shpërndarë falas ilaçin, por nga dita e nesërme, data 1 korrik, Remdesivir do të shitet mbi 3.000 dollarë.

Ndërkohë Agjencia Evropiane e Barnave, EMA e ka miratuar atë për trajtimin e pacientëve të prekur nga infeksioni i Covid-19, për fëmijët mbi 12 vjeç dhe për të rriturit e infektuar që kanë probleme dhe shumë vështirësi në frymëmarrje ose  ata që kanë nevojë për respiratorë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.