Kosova

Arratiset nga spitali pacientja e infektuar me COVID-19 në Kosovë

14:55 - 02.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një paciente e infektuar me COVID-19 është arratisur nga spitali i Gjakovës, ku ishte e shtruar prej një jave. Raportohet se ajo ka arritur që të arratiset nga spitali pa lejen e mjekëve mëngjesin e sotëm, por u gjet më vonë në shtëpinë e saj nga policia.




Me rekomandimet e mjekëve është marrë nga shtëpia dhe është shtruar sërish në repartin infketiv të Spitalit Rajonal të Gjakovës, ‘Isa Grezda”.

Drejtori i spitalit të Gjakovës Hilmi Shala u shpreh:

“Ka ora 10:30 është largu nga spitali. E ka shfrytëzu vizitën  e ditës dhe është largu. Policia ka arritur që ta kthejë sërish në spital.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.