Kosova

BE i dhuron Kosovës 6 mijë teste dhe pajisje mjekësore për COVID-19

08:16 - 02.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë do t’i dhurojë Kosovës 6 mijë komplete testimi për koronavirus, si dhe pajisje të tjera shëndetësore, që kapin vlerën e rreth 800 mijë eurove. Bëhet fjalë për 90 shtretër spitalorë dhe 67 mijë maska dhe pajisje tjera mjekësore.




Nga kjo zyre kanë bërë të ditur se ky donacion do t’i dorëzohet sot Ministrisë së Shëndetësisë. Mësohet se shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostova, do t’ia dorëzojë këtë donacion ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Nataliya Apostolova, Udhëheqëse e Zyrës së BE-së në Kosovë, do t’i dorëzojë Ministrisë së Shëndetësisë 6,000 komplete testimi për COVID-19, 90 shtretër spitalorë, mbi 67 mijë maska dhe pajisje të tjera mjekësore në mbështetje të sistemit shëndetësor. Dërgesa përfshin edhe 350 oksimetra pulsi në gisht dhe 5 defibrilatorë me pacemaker dhe karrocë”,- thuhet në njoftim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.