Kryesore

Datë e re për bisedime me Serbinë në Uashington? Hoti i prerë: Ne hyjmë për njohje reciproke

12:34 - 03.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Avdullah Hoti, numri një i Qeverisë së Kosovës, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, ka bërë të ditur se është në koordinim me ambasadorin Grenell, për të zhvilluar një takim të dytë në Uashington, pas refuzimit të atij të 27 qershorit.




Hoti u shpreh se në këto diskutime, ku e pranishme do të jetë edhe pala serbe, Kosova hyn me njohjen reciproke dhe normalizimin të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Kosova ka institucione legjitime, kushtetuese të gatshme, që të marrin përgjegjësitë që i takojnë, jam në koordinim me ambasadorin Grenell. Do të ulemi shumë shpejt së bashku në një takim, për çështje politike të dialogut. Ne hyjmë për njohje reciproke dhe normalizimin të marrëdhënieve mes dy vendeve”.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.