Kryesore

Ka një arsye pse tani përtoni të ktheni mesazhe

09:35 - 03.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëse s’ju ka mbetur më asnjë pikë energjie për të kthyer mesazhe nëpër grupe WhatsApp-i, shoqeve apo partnerit/es, nuk jeni të vetmit kështu mos u trembni.




Kujtoni pak sa shumë e përdornim telefonin gjatë karantinës, si e vetmja shpresë për t’u socializuar dhe presionin e gjithë asaj periudhe, e ndjejmë tani.

Lodhja emocionale bën pikërisht që tani, të ndihemi të lodhur për të vijuar me shkëmbime mesazhesh.

Pas periudhës së izolimit, njerëzit janë duke e lidhur celularin me punën edhe më shumë se më parë. Mënyra e shkëmbimit të mesazheve tani ka ndryshuar.

Nëse më parë i dedikoheshim me dëshirë komunikimit virtual, tani në një mënyrë ose tjetrën “jemi të detyruar” sepse jetojmë gjatë gjithë kohën me celularin nëpër duar, shkruan Anabel.

Një tjetër fakt është vështirësia që njerëzit mund të ndjejnë përsa i përket shprehjes së emocioneve përmes mesazheve. Të gjesh fjalët e duhura për t’i shkruar është vjen në mënyrë më pak natyrale, krahasuar me të folurën përballë.

Prandaj, nëse keni vënë re që janë shtuar “seen-et” në WhatsApp-in tuaj, mos e merrni personale. Nuk ka të bëjë me ty, por aq kaq shumë mesazhe për të dërguar tani sa zgjedhja më e mirë është një telefonatë!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.