Kryesore

Meta takon Hotin: Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi

17:31 - 03.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kryeministrin Avdullah Hotin, i cili ka ardhur për vizitë në Tiranë. Kreu i shtetit theksoi se Shqipëria e mbështet dialogun mes Kosovës e Serbisë, teksa e uron Hotin dhe për detyrën e re.




Postimi i presidentit Meta:

I lumtur të prisja sot në një takim vëllazëror Kryeministrin e Republikës së Kosovës Avdullah Hoti.

E urova përzemërsisht për detyrën e re dhe për sa më shumë suksese në të mirë të Kosovës, popullit të saj dhe të ardhmes europiane.

Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe në këtë kuadër janë të mirëpritura përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Është e rëndësishme që të gjitha forcat politike të Kosovës të jenë të bashkuara rreth një platforme gjithëpërfshirëse në këtë proces.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më parë.

I premtova Kryeministrit Hoti se edhe kësaj vere do të promovoj me kënaqësi bukuritë natyrore të Kosovës sonë të dashur, i bindur se edhe shumë qytetarë nga Kosova do ta kalojnë sezonin turistik në perlat e bregdetit dhe malet e jashtëzakonshme të Shqipërisë. ❤️

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.