Kryesore

Takimi me Hotin, Basha: I kërkova mbështetje për turizmin në këtë kohë të vështirë

19:47 - 03.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një takim në Selinë e Partisë Demokratike me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, të cilit i kërkoi mbështetje për turizmin në këtë kohë të vështirë.




Basha shkruan se me bashkëpunimin e qeverisë së Kosovës, do të mundësojmë të kemi një numër sa më të madh pushuesish nga Kosova në plazhet tona.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Pata kënaqësi të mirëprisja sot në Selinë e Partisë Demokratike, Kryeministrin e Kosovës, dr. Avdullah Hoti, me të cilin diskutuam mbi një numër çështjesh të rëndësishme, që nga situata e shkaktuar nga pandemia, rinisja e dialogut me Serbinë dhe fushat ku duhet intensifikuar bashkëpunimi mes dy vendeve tona për të mundësuar zhvillim ekonomik dhe punësim për qytetarët tanë.

I rikonfirmova Kryeministrit Hoti se një nga vendimet e ditëve të para të qeverisë së ardhshme, do të jetë heqja e taksës së Rrugës së Kombit, sikundër kërkova mbështetjen e autoriteteve të Kosovës për të ndihmuar sadopak turizmin në këtë kohë të vështirë. Shpresoj që me bashkëpunimin e qeverisë së Kosovës, do të mundësojmë të kemi një numër sa më të madh pushuesish nga Kosova në plazhet tona të bukura, veçanërisht në këtë kohë të nxehtë.

Jam i bindur dhe plot me besim se klasa politike dhe populli i Kosovës do të ecin përpara me vendosmëri dhe maturi drejt konsolidimit të një shteti të fortë, demokratik dhe sovran në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht, anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Europian.

I shpreha kreut të qeverisë së Kosovës mbështetjen e plotë timen, të Partisë Demokratike dhe të opozitës në procesin e dialogut, me qëllim njohjen reciproke dhe ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, ç’ka do t’i shërbejë jo vetëm dy vendeve, por gjithë rajonit dhe integrimit europian.

Përshëndeta vendimin e Kryeministrit Hoti për ngritjen e Këshillit të Ekspertëve, si një shenjë e qartë e vullnetit politik të qeverisë së re për gjithëpërfshirje dhe kohezion të të gjitha forcave politike dhe shoqërisë, jo vetëm në funksion të stabilitetit të vendit, por edhe të përparimit në procese të rëndësishme, siç është dialogu midis Kosovës dhe Serbisë.

E falenderova Kryeministrin Hoti për ftesën për një vizitë në Kosovë së shpejti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.