Kryesore

Nisin hetimet për trukim, Bylis dhe Tirana tashmë rrezikojnë shumë. Oficeri i integritetit bën dosjen

21:16 - 04.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë mes Bylisit dhe Tiranës u etiketua si shumë e dyshimtë, ka reaguar zyrtarisht Federata Shqiptare e Futbollit. Panorama Sport ka mësuar ekskluzivisht se në institucionin e futbollit në vend kanë mbërritur sinjalizime nga kompania “Sport Radar” që në përfundim të pjesës së parë për luhatje të koeficienteve të basteve. Mirëpo, në deklaratën zyrtare të bërë për mediat, FSHF shprehet ndër të tjera se ka kërkuar informacione dhe se do të ketë edhe në vazhdim shkëmbim të dhënash me kompanitë e specializuara pranë UEFA-s që studiojnë ndeshjet që kanë një prapavijë jo të rregullt të mbarëvajtjes së tyre, shpesh lidhur edhe me bastet.




Reagimi – Në faqen zyrtare, FSHF njoftoi pas mesditës së djeshme se ka nisur edhe një proces hetimor për të vërtetuar nëse ndeshja Bylis-Tirana ka pasur apo jo lidhje me trukimet. “Federata Shqiptare e Futbollit njofton median dhe opinionin sportiv se menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Bylis-Tirana (2-1), e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, ka kërkuar informacion nga kompania ‘Sport Radar’ nëpërmjet UEFA-s për të mësuar nëse ka pasur baste të dyshimta për këtë takim.

Federata bën me dije se ka nisur hetimin për këtë çështje dhe po grumbullon materialet e nevojshme dhe do te ketë vendimmarrje, në rast se do të ketë prova. Gjithashtu, FSHF prej kohësh e ka bërë të qartë qëndrimin e saj të prerë kundër këtij fenomeni tejet të dëmshëm për futbollin dhe paralajmëron edhe një herë klubet se do të përballen me masa të rrepta dhe sanksione ekstreme, deri në përjashtim nga aktiviteti, në rastet kur akuzat për trukim do të provohen”, ishte njoftimi dhe kërcënimi i FSHF-së për dy klubet e përfshira në këtë ndeshje dhe jo vetëm.

HETIMI – Nga të njëjtat burime të besueshme, gazeta ka mësuar se menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, oficeri i integritetit në këtë institucion ka regjistruar çështjen hetimore.

Menjëherë pas përpilimit të dosjes dhe nisjes për të mbledhur informacionet dhe të dhënat e nevojshme, bëhet gati që oficeri i Integritetit, Aldi Topçiu, njëherësh edhe drejtori i departamentit ligjor në FSHF të kryesojë trupën hetimore mbi çështjen në fjalë. Duke pasur të garantuar mbështetjen e një stafi të nevojshëm nga FSHF, oficeri i sigurisë mund të mbajë ose delegojë kryesimin e hetimeve. Në momentin që do të jenë grumbulluar të gjitha materialet e nevojshme, atëherë do të ketë një çështje në gjykim nga Komisioni i Etikës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.