BOTA

Ulet ndjeshëm numri i viktimave në Britani, vdesin 44 pacientë nga Covid-19 në 24 orët e fundit

19:20 - 04.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditët e fundit në Britaninë e Madhe situata e Covid-19 është qetësuar disi, pasi numri i viktimave dhe rasteve të reja është ulur ndjeshëm.




Në 24 orët e fundit në Britaninë e  Madhe janë shënuar të paktën 44 viktima nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurëve në 44.131.

Ndërkohë nga dita e sotme në Britaninë e Madhe janë rihapur berberët dhe sallonet e bukurisë, ku mediat e huaja treguan se me mijerë njerëz mbushën u dyndën nëpër këto sallone pas më shumë se 3 muajsh në izolim.

Virusi vdekjeprurës shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 11,206,261 persona. Ndërkohë 529,403 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 6,355,504 qytetarë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.