BLUETOOTH

VIP-at në plazh/ Pushimet luksoze mbi jaht, Jonida dhe Romeo pushime me Dan

17:30 - 04.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vera, stina ku gjithsecili prej nesh mendon detin, diellin dhe shijen e kripës në lëkurë. Ndonëse kjo verë është disi më e vështirë për të gjithë për shkak të pandemisë, ka nga ata që i kanë nisur tashmë pushimet. Në rubrikën tonë “VIP-at në plazh” do t’ju shkëpusin copëza nga pushimet e personazheve të famshëm, që mesa duket nuk ka pandemi që i ndal.




 

Pushimet luksoze në jaht

Zaimina Vasjari

Këngëtarja duket se edhe këtë vit do të pushojë mbi jaht. Ashtu si vitin e shkuar, këngëtarja, së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e tyre kanë nisur rrugëtimin detar mbi jaht. Gjithnjë super seksi, Zai na ka treguar edhe njëherë se mbetet një ndër femrat më joshëse në vendin tonë.

Alketa Vejsiu

Për moderatoren ky ka qenë një sezon i ngarkuar. Aktualisht ajo vijon me programin “Në kurthin e Piter Pan” çdo të hënë në mbrëmje. Por duket se ajo e ka gjetur relaksin në jug të vendit. Alketa ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” pamje të mrekullueshme nga jugu, ku na ka treguar edhe delfinët. E natyrisht që kjo xhiro është bërë mbi një jaht.

Morena Taraku

E njohur për jetën e saj të luksit, Morena ka nisur verën mbi një jaht. Provokuese dhe seksi modelja kosovare ka pozuar me bikini, duke treguar edhe njëherë format bombastike, por duke mos na zbuluar se kush e shoqëron në këto pushime.

Jonida Maliqi pushime me Romeon dhe djalin

Prej disa kohësh Jonida dhe Romeo nuk e fshehin më dashurinë e tyre. Çiftin duket se e pret një verë e gjatë me pushime. Fundjavën e shkuar çifti ka qenë në jug të vendit. Por së bashku me ta ka qenë dhe Dan, djali i këngëtares nga martesa me Gent Prizrenin. Duket se tashmë kjo lidhje është zyrtarizuar dhe Romeo tashmë njeh edhe vogëlushin e Jonidës.

Sara Hoxha

Partnerja e Ledrit i është bashkuar grupit të miqve në jug të vendit për disa ditë relaksi. Ledri, Ermal Fejzullahu, Lumi B, Lyrical Son, së bashku me partneret e tyre, kanë qenë për disa ditë plazh në një resort në jug të vendit. Ndonëse e përfolur se është në pritje të ëmbël, Sara ka pozuar me bikini, duke na treguar barkun e saj të sheshtë. Të jetë një fake news vallë shtatzënia e saj?

Riselda Sejdia

Mund të themi se karantina më luksoze ka qenë ajo e Riselda Sejdisë. Prej muajsh ajo dhe familja e saj janë shpërngulur në Dubai, ku dhe kanë kaluar dhe këtë periudhë të vështirë të pandemisë. Në rrjetet sociale pedagogia ka ndarë me ndjekësit ditët e saj nga luksi i shfrenuar në të cilin po pushon dhe jeton aktualisht.

 

Afërdita Dreshaj

Modelja dhe bashkëshorti i saj janë rikthyer edhe njëherë tek vendi ku u martuan, këtë herë për të festuar përvjetorin e martesës. Ashtu si e kemi parë në “Instagram”, modelja ka shpërndarë foto nga resorti luksoz, ku këtë herë kanë shkuar si turist. Dyshja festoi 2 vjetorin e martesës mes pishinave dhe mbrëmjeve të ngrohta.

Nora Istrefi

Edhe për këngëtaren kanë nisur pushimet. Në këto ditë pranë detit, Nora ka qenë me vajzën e saj Rene. Që nga ndarja e saj me Robertin, mediat janë përpjekur të zbulojnë nëse për të ka nisur një kapitull i ri, por deri më tani gjithçka që mund të shohim janë fotot e saj me të bijën buzë detit dhe duhet thënë gjithnjë në top formë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.