BLUETOOTH

Zbulohet lidhja e re e showbizz-it, Stresi në krahët e modeles

11:34 - 04.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas ndarjes nga Kejsi reperi nis historinë e dashurisë, kush është biondja që i ka rrëmbyer zemrën –  Stresi prej kohësh ka qenë në qendër të mediave. Jeta private e trazuar e reperit vijon që nga koha kur ai doli nga burgu. Marrëdhënia me ulje dhe ngritje me partneren e tij kanë qenë kryefjala e shtypit rozë. Sapo i shihnin së bashku, Kejsi dhe Stresi ndaheshin sërish, duke mos kuptuar arsyet e konflikteve të çiftit. Edhe pse u duk se vera do t’i gjente së bashku, Kejsi nga rrjetet sociale ka konfirmuar edhe njëherë se tashmë historia me Stresin ka marrë fund. Nga ana tjetër reperi vijon jetën e tij në Tiranë. Vetëm pak kohë më parë ai ka festuar ditëlindjen e tij, që duhet thënë ishte një festë gjigante. Mes shumë të ftuarve, ajo që ra në sy ishte vajza bionde, e cila shfaqej non stop në krah të këngëtarit.




107094490_3235807619817824_4265580225979657299_n 106922218_1672048259613504_8500196581088554671_n 106988832_3198237613603296_2830743972172990921_n 106534261_640325713226475_5721374527732412588_n 106559457_300052271194851_2107945808492240109_n 106999720_280034686642644_8811200810998137816_n 107143863_298692357991027_455119603244678274_n 106566125_553809618626170_3197993822776724656_n 106778973_709381656286159_6894003819654852458_n 106528247_298075181563918_8645782120108481984_n
<
>

Nga miqtë kemi mundur të mësojmë se vajza në fjalë është e dashura e re e Stresit. Dhe nuk është një emër i panjohur për mediat. Bëhet fjalë për Atalanta Kërçyku, biondja seksi, e cila mban disa kurora miss-i dhe vitin e fundit përfaqësoi vendin tonë në “Miss World”. Atalanta prej vitesh është shfaqur në ekranet shqiptare dhe aktualisht është pjesë e formatit “She’s on top” në “Top Chanel”, format ky që vlerëson imazhet e reja të televizionit. Atalanta ka qenë padyshim personi që është shfaqur më pranë Stresit në festën e organizuar, duke shijuar ditët e para të kësaj lidhjeje, por edhe duke e konfirmuar lidhjen edhe për miqtë. Nga miqtë e afërt kemi mundur të mësojmë se dyshja ka nisur një lidhje vetëm pak kohë më parë dhe natyrisht që në një festë të tillë nuk kishte sesi të mungonte biondja bukuroshe. Ashtu si shihet edhe në fotot e siguruara nga “Gazeta Shqiptare”, nuk kanë munguar as përqafimet në festën e organizuar për festën e ditëlindjes së reperit. Ndonëse një lidhje e re, duket se dyshja kalon kohë së bashku, pasi në rrjetet sociale i kemi ndeshur të dy në jug të vendit, edhe pse nuk kanë postuar foto me njëri-tjetrit. Kështu tashmë për Stresin nis një jetë e re, duke hedhur pas historinë me Kejsin, në krah të modeles së mirënjohur. Tashmë sytë e të gjithëve ne janë pranë këtij çifti, për të parë apo kapur detaje të reja nga lidhja më e re e showbizz-it shqiptar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.