Kosova

Dialogu Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e BE-së fillon më 12 korrik, Macron dhe Merkel organizojnë…

13:21 - 06.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, do të mbajnë një video samit gjatë të premtes mes Kosovës dhe Serbisë, me qëllimin zbutjen e tensioneve mes këtyre dy vendeve, kanë bërë të ditur nga Zyra e presidentit francez.




Siç raporton AFP, kjo lëvizje po ndodh pasi që ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Specialja ka propozuar ngritjen e një aktakuze për krime lufte.

Kjo ka bërë që edhe takimi i shumëpërfolur në Shtëpinë e Bardhë mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar të shtyhet, pasi ishte paraparë të mbahet më 27 qershor.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradi do të vazhdojë më 12 korrik në Bruksel.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.