Fatmira Nikolli
Dokumente të Ish-Sigurimit të Shtetit dhe CIA-s amerikane kanë hedhur hije dyshimi nëse shkrimtarët Ernest Koliqi e Martin Camaj kanë qenë bashkëpunëtore të agjenturave të huaja.
Dy studiues të venë përballë, japin dy anë të ndryshme.
Studiuesi Auron Tare ka botuar në “Peizazhet e fjalës” disa dokumente që implikojnë shkrimtarët Ernest Koliqi e Martin Camaj me Sigurimin e Shtetit dhe agjenturat e huaja gjatë regjimit Komunist, duke i nxjerrë ata si bashkëpunëtorë.
“Kanë pasur marrëdhënie me disa shërbime. Koliqi pati raport me shërbimin sekret nazist. Materialet e Koliqit i jepeshin edhe KGB-së. Ndërsa Camaj firmosi për Sigurimin, kur ishte i ri, nuk e fajësoj se ai nuk raportoi, nuk bashkëpunoi me ta”,- thotë Auron Tare.
Shfaq Komentet (0)