Dossier

Martin Camaj e Ernest Koliqi Dritëhije mbi të mërguarit, bashkëpunimi me Sigurimin e agjenturat e huaja

15:00 - 06.07.20 Gazeta Shqiptare

Peizazhe të fjalës” ka botuar një material Materiali të përgatitur nga studiuesi Auron Tare, që i kushtohet një teme sa me rëndësi, aq edhe delikate: marrëdhënieve të intelektualëve shqiptarë të mërgatës me agjencitë e huaja të inteligjencës, gjatë viteve 1945-1990; dhe konkretisht, peripecive të dy figurave përndryshe qendrore të kulturës shqiptare anti-totalitare të atyre viteve, Martin Camajt dhe Ernest Koliqit, të kapur midis Shilës së armiqësisë nga Tirana, dhe Haribdit të së gjithë atyre që kërkonin ta rrëzonin pushtetin e Enver Hoxhës. Auron Tare, që ka hulumtuar dosje arkivore të Sigurimit të Shtetit të RPSH-së, CIA-s dhe agjenturave të tjera të huaja, i sjell lexuesit një numër dokumentesh ku flitet për bashkëpunim të Camajt e të Koliqit, me këto agjentura. Martin Camaj dhe Ernest Koliqi, sikurse të tjerë intelektualë shqiptarë të denoncuar si armiq ose edhe thjesht të shpërfillur nga institucionet totalitare të Tiranës, e panë veten nën trysninë e të gjithë atyre sponsorëve “kulturorë” që ishin të interesuar për shërbimet e tyre jo detyrimisht kulturore, thuhet në materialin hyrës të Peizazheve të Fjalës.“Nga ana tjetër, le të mbajmë parasysh edhe se jo çdo “fakt” që përmendet në dokumentet autentike të agjencive të inteligjencës i përgjigjet realitetit – në kuptimin që e vetmja e vërtetë e garantuar, për një informacion që del në një dosje të CIA-s, është që CIA e mbante atë informacion për të besueshëm. (Peizazhe të fjalës)



PJESË NGA STUDIMI I TARES
Martin Camaj ishte një mësues i ri në fshatin Prekal të Malësisë në vitet ‘46-’47. I diplomuar në shkollën e fretërve jezuitë në Shkodër, ai tërhoqi vëmendjen e shërbimit inteligjent shqiptar në një periudhë mjaft të trazuar të pasluftës. Dihet se Malësia ishte një zonë, që po i bënte rezistencë regjimit të ri komunist dhe si pasojë shërbimi informativ shqiptar ishte mjaft aktiv në krijimin e një rrjeti bashkëpunëtorësh. Sipas burimeve të Dosjes së tij shqiptare, Camaj dyshohej për lidhje me një “bandë të arratisurish projugosllavë”. Për këtë arsye arrestohet në mënyrë të fshehtë më 5.5.1948 dhe sillet në Shkodër. Në 10.5.1948, merret në pyetje në zyrën e Sigurimit të Shtetit nga Kapiteni II Fadil Kapisyzi. Dosja e deklasifikuar e Camajt ka ndër dokumente të tjera edhe një deklaratë prej disa faqesh mbi përfshirjen e tij në ndihmesën për të arratisurit antikomunistë, por në rrëfimin e tij për oficerët e Sigurimit të bie në sy se Camaj ka dëshmuar gjithashtu kundër disa prej mësuesve të tij fretër jezuitë, në veçanti Pader Fausti, Pader Dajani, Pader Roza. Duhet thënë se Pader Xhovani Fausti dhe Pader Danjel Dajani ishin dënuar ndërkohë me pushkatim në gjyqin e famshëm të Shkodrës kundër klerit katolik.
Megjithëse Camaj tregoi mbi përfshirjen e tij në një rrjet të arratisurish që kishin lidhje me Jugosllavinë, ai doli nga zyrat e Sigurimit të Shkodrës më 10.5.1948, pasi pranoi të rekrutohej si informator, me pseudonimin “Bregu i Kuq”.

Firmosja si informator i Sigurimit për mësuesin e ri Martin Camaj, në kontekstin e kohës, nuk e fajëson kurrsesi atë, pasi rrethanat mund ta kenë detyruar të bashkëpunojë me një organizatë të frikshme si Sigurimi i Shtetit.
Në Shtator të 1948 Martin Camaj arratiset drejt Jugosllavisë së bashku me një numër eksponentësh lokalë antikomunistë. Vendoset në Tuz (Mal i Zi) si mësues. Çuditërisht në datën 21 shtator 1950, emri i tij përmendet në një dokument të shërbimit amerikan të zbulimit që mbante në vëzhgim aktivitetin inteligjent jugosllav, UDB.

Raporti i Koliqit me gjermanet Camaj pranon bashkepjunimin me sigurimin FOTO CAMAJ financimi i shejzave
<
>

Në vitin 1951 Camaj njihet dhe martohet me një studente serbe, Nina Bogdanovich, vajza e ish-nënkryetarit të Bashkisë së dikurshme të Beogradit. Duket se fati po i printe, pasi për një kohë shumë të shkurtër, nga një refugjat i arratisur ishte tashmë një student i Universitetit të Beogradit. Martesa (civile dhe jokishtare, duhet theksuar) me Ninën duket se e ka futur atë në shoqërinë e lartë beogradase. Nuk ka asnjë të dhënë, nëse takimi i dy të rinjve ishte e orkestruar nga UDB-ja. Megjithatë po t’i referohemi dokumentit të mësipërm, duket e pamundur që kjo lidhje të mos ishte kryer të paktën me miratimin e UDB-së. Një dyshim mbi këtë fakt del edhe nga vëzhgimi i mëposhtëm. Të gjitha këto të dhëna e vendosin figurën e Martin Camajt në një këndvështrim tjetër, duke hedhur dritë përtej rolit të tij si letrar dhe poet duke ngritur një sërë pikëpyetjesh për aktivitetin në hije gjatë periudhës së qëndrimit në Beograd. Siç theksuam me sipër, Camaj qëndroi për gati 6 vjet në kryeqytetin jugosllav, ku përveç studimeve në Universitet, ka punuar në Radio “Beogradi”, ka qenë pedagog në Universitetin e Beogradit, si dhe është aktivizuar në organizatën politiko/inteligjente “Komiteti i Prizrenit”. Por papritmas, Martin Camaj vendos të largohet nga Beogradi. Biografët e tij deri më sot nuk kanë dhënë asnjë sqarim, se si Camaj mundi të largohej nga Jugosllavia.

…E vërteta është se Martin Camaj arriti të shkonte në Itali, në pranverën e vitit 1956, vetëm pak muaj nga letra e sponsorizuar nga amerikanët. Me vete kishte edhe Ninën bashkëshorten e tij serbe, për të cilën duhet thënë se sipas letrës së tij dërguar nga Beogradi ende nuk e kishte zyrtarizuar këtë martesë në Kishën Katolike….
Nga letra e Camajt sjellë në këtë shkrim, nuk kuptohet saktë nëse sponsorizuesit e tij për mbërritjen në Romë, janë të njohurit e tij nga koha e seminarit jezuit të Shkodrës. Megjithatë, duket se një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore të diasporës shqiptare dhe mbështetës i tij në Romë ishte Ernest Koliqi. Ky supozim del edhe nga dokumenti i mëposhtëm, i cili edhe pse emrin e agjentit të rekrutuar e ka të fshirë, nuk është vështirë të kuptohet se kush është. Studiuesi në fjalë ishte një prej agjentëve kryesorë të CIA-s, i cili kishte si detyrë monitorimin e diasporës shqiptare në Jugosllavi. Në këtë kontekst mund të supozojmë me siguri se personi të cilit i drejtohej letra e Camajt nga Beogradi dhe sponsorizuesi kryesor i ardhjes së tij në Romë duhet të ketë qenë Koliqi.

Por ardhja e Camaj në mesin e komunitetit shqiptar të Romës duket se nuk ka qenë edhe aq e lehtë. Sipas një raporti të Zbulimit Politik Shqiptar, Camaj është dyshuar si njeri i dërguar nga komunistët, por ka qenë këmbëngulja e Koliqit që e ka ndihmuar për të kapërcyer këtë dyshim. Dyshim i mbështetur nga një figurë e njohur e veriut si Gjon Marka Gjoni.

Në periudhën e operacioneve të Shërbimit amerikan kundër Shqipërisë, në dokumentacionin e kundërzbulimit amerikan OSO, flitet për një mundësi bashkëpunimi me një organizatë t ë vogël por shumë sekretive e quajtur “Lidhja e Maleve”. Kjo organizatë e përbërë kryesisht nga priftërinj të arratisur dhe disa pronarët e mëdhenj tokash nga malësia e veriut ishte jo vetëm një organizatë antikomuniste por edhe thellësisht antijugosllave. Për këtë arsye amerikanët nëpërmjet OSO ( të drejtuar nga J.J Angelton) dhe OPC (drejtuar nga Frank Wisner një nga arkitektët e operacioneve anti Kastro) propozojnë një bashkëpunim me “Lidhjen e Maleve”. Këto operacione do të siguronin një pavarësi operacionale në terren pa mbështetjen (dhe pa kontrollin) jugosllav. Duke parë rëndësinë e madhe që kjo organizatë mund të kishte në Malësi, të tërheq vëmendjen fakti se Inteligjenca Shqiptare vëzhgonte disa nga drejtuesit e “Lidhjes se Maleve” Në Dosjen e kundërzbulimit shqiptar gjendet edhe një foto e liderit të kësaj organizate Pater Zef Oroshi me Nina Bogdanovich Camaj. Pader Zef Oroshi një famullitar që shërbente në fshatin Ungrenj, sipas dokumentacionit të Sigurimit të Shtetit, në mars të vitit 1951 në zonën katolike të Mirditës, ishte pë rpjekur për të ngritur këtë zonë kundër pushtetit komunist. Nuk është shumë e qartë në se kjo tentative kishte qenë një përpjekje reale apo një sajesë e Sigurimit të Shtetit, por duket se Pader Zefi ishte larguar për në Jugosllavi. Prej kë tej, me ndihmën e Kapidanit të Mirditës Gjon Marka Gjonit, kishte emigruar në Itali. Me sa duket aktiviteti i tij politik në Itali vëzhgohej nga Shërbimi Sekret Shqiptar, por me shumë gjasë, organizata që ai drejtonte ishte objekt penetrimi i UDB-së jugosllave.
Koliqi ishte një personalitet kulturor i njohur i kohës. Ministër Arsimi në kohën e pushtimit fashist, ai kishte ndërmarrë një akt të rëndësishëm në dobi të Kosovës: hapjen e shkollave shqipe në territoret kosovare, vepër kjo për t’u lavdëruar. Besnik i idesë së një bashkëpunimi me Italinë, ai mbahej si një prej personaliteteve me filoitaliane të kohës. Gjatë periudhës dyvjeçare kur ai drejtoi Ministrinë e Arsimit, kultura shqiptare dhe shkrimtarët shqiptarë njohën një mbështetje të madhe, por nuk do t’i bënim një shërbim historisë, nëse nuk do të theksonim edhe një fakt, i cili është lënë në heshtje nga të gjithë biografët e tij: Dëmtimi i bibliotekës së dhuruar nga Lady Carnarvon për rininë shqiptare, në kujtim të djalit të saj, Herbert. Vepër që u krye në Tiranë, gjatë periudhës kur Koliqi ishte Ministër i Arsimit dhe Italia i kishte shpallur luftë Anglisë. “Librat e kësaj biblioteke, dhuruar nga Lady Carnarvon, u dogjën apo u shpërndanë majtas apo djathtas me qëllimin e vetëm që ta zhduknin atë” (M.Kuteli , Bashkimi i Kombit 1944)*(A.Plasari 2014).

18© Auron Tare, 2020Peizazhe të Fjalës Ndalohet riprodhimi. Në këtë kontekst mund të ngremë pyetjen se përse Koliqi, Camaj dhe Pader Daniel (Mark) Gjecaj ( ky i fundit anëtar i grupit konsultativ të Komitetit të Prizrenit) kishin marrëdhënie me Pader Zef Oroshin, Liderin e “ Lidhjes së Maleve”? (Pader Zef Oroshi dhe Nina Bogdanovich Camaj)Koliqi ishte një personalitet kulturor i njohur i kohës. Ministër Arsimi në kohën e pushtimit fashist, ai kishte ndërmarrë një akt të rëndësishëm në dobi të Kosovës: hapjen e shkollave shqipe në territoret kosovare, vepër kjo për t’u lavdëruar. Besnik i idesë së një bashkëpunimi me Italinë, ai mbahej si një prej personaliteteve me filoitaliane të kohës. Gjatë periudhës dyvjeçare kur ai drejtoi Ministrinë e Arsimit, kultura shqiptare dhe shkrimtarët shqiptarë njohën një mbështetje të madhe, por nuk do t’i bënim një shërbim historisë, nëse nuk do të theksonim edhe një fakt, i cili është lënë në heshtje nga të gjithë biografët e tij: Dëmtimi i bibliotekës së dhuruar nga Lady Carnarvon për rininë shqiptare, në kujtim të djalit të saj, Herbert. Vepër që u krye në Tiranë, gjatë periudhës kur Koliqi ishte Ministër i Arsimit dhe Italia i kishte shpallur luftë Anglisë. “Librat e kësaj biblioteke, dhuruar nga Lady Carnarvon, u dogjën apo u shpërndanë majtas apo djathtas me qëllimin e vetëm që ta zhduknin atë” (M.Kuteli , Bashkimi i Kombit 1944)*(A.Plasari 2014).Me kapitullimin e Italisë në 1943, Koliqi u largua nga Shqipëria dhe u vendos në Vatikan si ambasador. Pas Luftës pati një aktivitet të rëndësishëm letrar, veçanërisht në Universitetin e Romës. Por aktiviteti më i rëndësishëm i Koliqit në këtë periudhë, ishte fakti se ai qe ideologu dhe drejtuesi i Bllokut Independent Kombëtar, organizatës politike proitaliane, për të cilën interesoheshin shumë si CIA amerikane, si UDB-ja jugosllave. Në këtë kontekst, bashkëpunimi i Martin Camajt me Koliqin nuk do të ketë qenë krejt i rastësishëm. Bashkëpunimi i tyre, i nxitur edhe nga interesimi për letërsinë, duhet të kenë pasur në sfond edhe një bashkëpunim në fushën e inteligjencës. Më shumë interes është pyetja nëse vendosja e Martin Camajt në Romë ishte një mision për të depërtuar BKI-në në dobi të jugosllavëve? Apo “Brezi i Kuq” kishte mision diasporën shqiptare në Itali?

…Dokumenti i kundërzbulimit amerikan ka një mori faqesh të mbushura me detaje shumë interesante, ku emri i Koliqit del herë pas here në operacione spiunazhi ndërkombëtar. Por pyetja e parë që çdo lexues do të ketë kur lexon këto radhë është, kush ishte KARL HASS, miku i Ernest Koliqit që nga viti i largët 1943?Dokumentacioni i deklasifikuar amerikan tregon se Karl Hass ishte Oficeri i lartë i zbulimit politik SD të Partisë naziste Gjermane….
Me të drejtë, në analizën tonë lind pyetja se çfarë e lidhte shkrimtarin Ernest Koliqi me një oficer të shërbimit politik nazist, aq më shumë që prej ‘43-shit?… Një detaj shumë interesant që hedh dritë sado pak në këtë pikëpyetje vjen nga dëshmia e shkrimtarit Petro Marko. I arrestuar në Romë nga Gestapoja gjermane, Marko lihet i lirë ‘pas një telefonate të Ernest Koliqit”. Petro Markoja shkruan në kujtimet e tij se “Ernest Koliqi e kishte ndihmuar në Romë, kur gjendej i arrestuar në burgun e Regina Coeli-it dhe priste të pushkatohej tek Fosse Ardeatine”.

***
Takimi i Koliqit me Shefin e Shërbimit Gjerman Schultz, sjell për lexuesin një këndvështrim të ri krejtësisht të panjohur të këtij intelektuali shqiptar. Siç shihet nga ky dokument, në takimin e parë midis Koliqit dhe shefit të GIS-it nuk ka asnjë bisedë parimore, intelektuale apo patriotike ndaj çështjes shqiptare apo asaj kosovare. Kërkesat janë sipas prioritetit:1.një pagesë mujore 250 USD (rreth 2400 USD me të sotmet); 2.kërkesa e vagullt për një njohje politike të BKI;3.kërkesa tjetër për një pagë mujore për çdo bashkëpunëtor, që ai sillte në tavolinë për interes të shërbimit gjerman. Ofrimi i tij si rekrutues për informatorë të tjerë rumunë, bullgarë e kroatë për llogari të shërbimit gjerman, hap një dritare të re për të parë me kujdes marrëdhëniet që Koliqi do të kishte meshkrimtarin Camaj.Me të drejtë mund të pyesim: a ishte bashkëpunimi i tyre një bashkëpunim midis letrarësh apo Camaj u bë informator i Koliqit për shërbimin italian, ku Koliqi kishte vite i punësuar; për atë amerikan, i cili e konsideronte Koliqin një “fabrikë private letrash”; a po për shërbimin gjerman, me oficer kontakti ish-oficerin e SD gjermane Karl Hass? Po sikur UDB-ja jugosllave, duke ditur kontaktet e Koliqit t’i kishte sjellë pranë një njeri të sajin, që do ta mbante atë nën kontroll? A ishte Koliqi një rekrutues informatorësh apo pa pasur dijeni kishte rënë në rrjetën e UDB-së?
Alois EDER, një tjetër ish-oficer i shërbimit sekret gjerman SD ka një dosje interesante në arkivin e kundërzbulimit amerikan: i rekrutuar pas lufte nga amerikanët, EDER mbante lidhje me sovjetikët dhe kalonte materiale sekrete nëpërmjet Vjenës për GRU, shërbimin ushtarak sovjetik. Por ajo që bie në sy në këtë raport të gjatë, është fakti se Karl Hass, miku i vjetër i Ernest Koliqit, ishte një agjent, i cili raportet politike të marra nga Koliqi mbi çështjet shqiptare, jo vetëm i nxirrte në treg për të siguruar blerës të mundshëm, por duket qartë se një prej klientëve të tij ishte shërbimi sekret sovjetik KGB. A kishte dijeni Koliqi se raportet e tij binin në dorën e KGB-së, e cila me shumë gjasa i përcillte në Tiranë? Në dritën e këtyre dokumenteve me vlerë të madhe historike mund të shikojmë një figurë krejt tjetër të intelektualit Koliqi. Në këtë këndvështrim duhet parë edhe bashkëpunimi i gjatë i Koliqit me Martin Camajn, i cili pas ardhjes në Romë ishte një prej bashkëpunëtorëve me të ngushtë të tij. Nuk ka asnjë dyshim se Koliqi ishte në qendër të një aktiviteti të rëndësishëm spiunazhi në Romë. Si informator i tri shërbimeve sekrete, si rekrutues si dhe kontribues i materialeve me interes të cilat i kaloheshin KGB-së sovjetike të paktën nga dy burime: Karl Hass dhe Alois EDER.

Ndërkohë, me kalimin e Camajt në Romë, emri i tij nuk del më në raportet e CIA-s. Të paktën në dokumentet e deklasifikuara deri më sot. A mos vallë amerikanët e kishin humbur interesin për letrarin shqiptar që vinte nga Beogradi? Camaj ishte tashmë jo vetëm një person i angazhuar në Mërgatën shqiptare të Italisë, por edhe Kryeredaktor i revistës kulturore “Shejzat”. “ Shejzat” ishin një bashkëpunim i ngushtë me Koliqin, duke i dhënë atij edhe emër në mërgatë; por duke pasur parasysh rolin e Koliqit në këtë periudhë shtrohet pyetja: cili shërbim sekret e ka financuar këtë revistë kulturore? Nga të dhënat e botuara pas viteve ‘90, në disa prej dokumentave të deklasifikuara del qartë se “Shejzat”, ashtu si edhe disa botime të tjera shqiptare, financoheshin nga një fond sekret i shërbimit amerikan i njohur si Exile Policy Division.
Me këtë informacion mbi botuesin e vërtetë të revistës kulturore “Shejzat”, do ta kishim shumë të vështirë të pranonim se amerikanët nuk e dinin se çfarë aktiviteti kryente poeti i ardhur nga Jugosllavia. Me mbështetjen e Koliqit dhe nëpërmjet “Shejzave” ai mund të operonte në të gjithë mërgatën politike shqiptare duke mbledhur informacion të vlefshëm. Por pyetja me interesante është se ku shkonte ky informacion? Për gjermanët? Amerikanët? UDB-në apo, nëpërmjet miqve të Koliqit, për KGB sovjetike? Në informacionin e mëposhtëm të siguruar nga Agjenti shqiptar “50” del se Camaj me kujdesin e Koliqit paguhej rregullisht edhe nga italianët. Lind pyetja përse italianët duhej të paguanin një refugjat shqiptar pa asnjë kontribut të njohur proitalian? A q më shumë kur përkrah emrit të Camajt lexohet qartë emri Kol Bib Mirakaj, ish-Sekretari i Partisë Fashiste në Shqipëri, dhe Gjon Gjinaj, lider i një grupi agjentësh proitalianë që vepronin në Veriun e Shqipërisë? Nëse Kol Bib Mirakaj i kishte shërbyer Italisë në periudhën e fashizmit dhe Gjin Gjoni në operacionet klandestine të viteve 49-59, me çfarë arsyetimi shpërblehej Martin Camaj?

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

CLOSE
CLOSE