Kronikë

“Motra ra në gjumë të thellë se e pushtuan demonët”/ Zbardhet dëshmia e Blerta Josifit

12:14 - 06.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë u shënua vetëm pak ditë më parë në Kombinat, ku një nënë dhe dy vajzat e saj u vetëflijuan, pasi besonin tek Ringjallja, pasi ishte pjesë e Dëshmitarëve të Jehovait.




Blerta, e vetmja e mbijetuar e familjes Josif  ka rrëfyer për hetuesit e çështjes fakte tronditëse se si besonin si familje tek ringjallja.

“Që kur isha 15 vjeç kam ndjekur dëshmitarët e jehovait. Më vonë kemi qenë edhe në kishën ungjillore. 2 vitet e fundit u shkeputëm dhe  nuk shkonim në asnjë kult fetar por besonim në ringjallje dhe i kryenim ritet në banesë. Ritet e ringjalljes fillimisht i nisi Anisa në fillim të  vitit 2019. Qëndroi duke u lutur dhe pa ngrenë gati 2 muaj deri në mars te 2019 ku ra ne gjumë të thellë  sepse u pushtua nga demonet. Motrën e lyenim me uthull se kështu na meson bibla jonë.

Një vit pasi motra ra në gjumë nisëm sakrificën unë dhe mami. Pinim vetem ujë te filtruar në napa dhe nuk konsumonim ushqim. Gjithë diten luteshim për të kthyer në jetë motrën. Në ditët e para të korrikut mami ra pa ndjenja në mes të dhomes ku po lutej. Ndërsa une vazhdova ritin derisa erdhi policia, “ tregoi Blerta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.