Sociale

Rikthimi i transportit publik në Tiranë, ja kur do të nisin abonetë

10:14 - 06.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Transporti publik  është rikthyer në kryeqytet mëngjesin e së hënës, pas 4 muajsh ndërprerje për shkak të situatës së krijuar nga koronavirus.  Atë që mediat raportuan këtë mëngjes lidhet me faktin që qytetarët që përdorin këtë shërbim për muajin Korrik do të duhet të udhëtojnë vetëm me biletë, ndërkohë që pajisja me abone pritet të nisë nga muaji Gusht.




Rikthimi në punë i autobusëve urbanë është shoqëruaruar me një sërë rregullash që duhen respektuar si nga stafi ashtu edhe nga qytetarët.

Sipas këtyre protokolleve, çdo përdorues i transportit publik është i detyruar të përdorë maska gjatë udhëtimit me autobus, si dhe këshillohen të mbajnë një distancë sigurie. Në rast të shkeljes së rregullave nga ana e qytetarëve ata do të gjobiten.

Në stacionet e qëndrimit udhëtarët janë të detyruar të përdorin maska gjatë pritjes së autobusit e po kështu edhe personeli i transportit publik do të jenë të detyruar të përdorin maska.

Edhe punonjësit e shërbimit të operatorëve si: kontrollor, dispecer, si dhe stafe të tjera plotësuese do të jenë të pajisur me maskë mbrojtëse në momentin që janë prezent në mjet gjatë kryerjes së shërbimit.

Është e detyrueshme që, mjetet e operimit do të dezinfektohen në mënyrë periodike në ambientet e operatorit transportues nga stafi i tij dhe do të pajisen me dizinfektantë me bazë alkooli.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.