Kosova

Rritet kurba e të infektuarve me COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë në Kosovë: Muaji korrrik do të jetë i vëshirë, duhet të përgatitemi

09:54 - 06.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kurba e të infektuarve me COVID-19 ka pësuar një rritje gjatë ditëve të fundit në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka paralajmëruar qytetarët që të përgatiten, pasi muaji korrik sipas tyre do të jetë i vështirë për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.




Drejtori i zyrës për media në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, pohoi se rritja e numrit të personave të infektuar me COVID-19, është si pasojë e mosrespektimit të masave.

“I bëjë thirrje qytetarëve të heqin dorë nga disa aktivitete që po ndikojnë në mbjelljen e virusit. Disa aktivitete të ndryshme që kanë ndodhur ilegale, dasmat e ahengje e deri te trendi i lëvizjes në bregdete gjatë vikendit kanë bërë që të kemi situatën e ngarkuar. Shifrat tregojnë se si jemi sjell ne si shoqëri”, tha ai.

Kosova regjistron aktualisht 1 mijë e 531 raste aktive.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.