Kryesore

Si ta kuptoni që po përfundon lidhja

14:01 - 06.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur jeni në lidhje të gjatë dashurie, kryesisht mund ta ndieni se kur po i afrohet fundi. Mirëpo, ekspertët sugjerojnë disa shenja të sigurta që nuk është krejt ashtu siç ka qenë në fillim dhe që mbase po ofrohet çasti i ndërprerjes së lidhjes.




Si ta dini që po përfundon lidhja

Kur jeni në lidhje të gjatë dashurie, kryesisht mund ta ndieni se kur po i afrohet fundi. Mirëpo, ekspertët sugjerojnë disa shenja të sigurta që nuk është krejt ashtu siç ka qenë në fillim dhe që mbase po ofrohet çasti i ndërprerjes së lidhjes, transmeton Telegrafi.

Nuk keni se për çka të bisedoni

Po qe se jeta e përbashkët ju është bërë monotone dhe nuk jeni të interesuar për të dëgjuar partnerin për atë që ju flet, atëherë ka ardhur koha kur jeni bërë indiferent ndaj njëri-tjetrit. Nëse vëreni që partneri nuk po angazhohet mjaftueshëm që gjërat t’i bëjë internate, atëherë diçka nuk është në rregull.

Ju nuk interesoheni për njerëzit të cilët për parterin janë të rëndësishëm dhe anasjelltas

Nëse partneri nuk tregon interesim për miqtë dhe anëtarët tuaj të familjes, është goxha e sigurt që nuk është i interesuar as për ju.

Njëri nga partneri papritmas bëhet i obsesionuar vetëm për punën

E thënë me fjalë të tjera, njëri nga ju gjithmonë është i zënë, madje aq shumë sa që “nuk ka kohë për tjetrin”. Nëse e çrregulloni ritmin, të cilin që të dytë e keni vendosur që në fillim, për shkak të punës, e me atë rast nuk keni bërë asnjë lëvizje, kjo do të thotë që diçka nuk është në rregull.

Shoqëroheni vetëm me grupe të mëdha njerëzish

Kur pushoni që njëri-tjetrit t’ia zbukuroni jetën me darka romantike, apo me vizita vendeve interesante, atëherë kjo do të thotë që keni “dalë nga binarët”, andaj duhet të mendoni mirë përse më me dëshirë rrini me grup njerëzish e jo me partnerin tuaj.

Nuk i jepni përkrahje njëri-tjetrit

Nëse njëri-tjetrit vazhdimisht i bëni komente negative, atëherë duhet ta dini që kaherë keni dalë nga zona e dashurisë. Në lidhjen e shëndetshme secili e përkrah secilin, ndërkaq kur janë vetëm me njëri-tjetrin bisedojnë rreth problemeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.