Kronikë

Të dënuar për shfrytëzim prostitucioni dhe drogë, kush janë ‘4 të fortët’ që duhet të deklarojnë pasurinë

11:45 - 06.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Operacioni Forca e Ligjit është ndalur sot në Lushnjë dhe Fier, ku i ka kërkuar plotësimin e formularit 4 subjekteve.




Bëhet fjalë për shtetasit; Aldo Gorreja, banues në Divjakë, Lushnjë, i dënuar në Itali për veprat penale “Vjedhja me armë” dhe “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”; Marenglen Halka, banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Po ashtu në ‘filtrin’ e OFL-së janë vënë edhe Leonard Hyka, banues në Patos, Fier, i dënuar për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i narkotikëve” si dhe Redon Koni, banues në Patos, Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

NJOFTIMI I OFL

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A.G., banues në Divjakë, Lushnjë, i dënuar në Itali për veprat penale “Vjedhja me armë” dhe “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”;

M.H., banues në Fier, i dënuar për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, mbetur në tentativë dhe “Grup i strukturuar kriminal”;

L.H., banues në Patos, Fier, i dënuar për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i narkotikëve”;

R.K., banues në Patos, Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.