BOTA

E rëndë në Brazil/ Nëna vret djalin dhe e gropos në pyll, ja arsyeja

21:49 - 07.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Brazil, ku një nënë ka mbytur me një jastëk djalin e saj 11-vjeçar, pasi i kishte ardhur në “majë të hundës” përdorimi i telefonit nga ana e tij, deri në orët e vona të natës.




Policia në Brazil, ka publikuar një raport, ku akuzon Alexandra Dougokenski për vrasjen e djalit të saj, Rafael. Mediat e huaja raportojnë se gruaja fillimisht nuk e ka pranuar krimin dhe e deklaroi djalin të humbur tek autoritetet. Madje u shfaq aq e prekur emocionalisht, sa që shkroi një poezi për të dhe ia dedikoi me anë të një video në rrjetet sociale.

Mirëpo, pas hetimeve të policisë rezultoi se 33-vjeçarja ishte e implikuar në vrasje dhe kjo u kuptua nga sjellja e saj disi e dyshimtë. Pas insistimit të hetuesve, Alexandra ka rrëfyer të gjithë skenën e vrasjes dhe ka treguar vendin ku kishte fshehur trupin e pajetë të vogëlushit.

Trupi i pajetë i të miturit u gjet i mbështjellë në një çarçaf e qese plastike dhe ishte groposur në pyll, shkruan “Daily Mail”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.