Kryesore

Keni provime vjeshte? Ja si t’ia dilni mbanë pa u shpërqendruar nga fotot e plazhit  

13:25 - 07.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Muajt e verës mund të duken si pushime, plazh, diell dhe qejf, por për një grup jo të vogël studentësh, shpeshherë kjo është koha e sezonit të dytë apo përgatitja për provimet e vjeshtës




Për shkak të temperaturave të larta dhe postimeve të pafundme të miqve nga plazhi, bëhet disa herë më i vështirë përqendrimi tek provimet.

Megjithatë, ka disa mënyra që do t’ju ndihmojnë të jepni maksimumin tuaj dhe të jeni totalisht të fokusuar gjatë kësaj kohe.

Fillimisht përcaktoni kohën kur jeni më të qetë dhe keni më pak shpërqendrime përreth. Për disa ky moment është mëngjesi, për disa të tjerë janë onët e vona të natës.

Rregulli 30-minutësh

Truri ynë përpunon dhe mban informacion në mënyrë efektive 15 minutat e para dhe të fundit. Pra, çdo informacion i marrë mes këtij harku kohor nuk do të jetë në terma afatgjatë në kujtesën tuaj.

Lexoni/mësoni për 30 minuta dhe bëni një pushim të shkurtër. Në këtë mënyrë ju e copëzoni disi të gjithë kurrikulën duke e ndarë në 30 minutësha dhe duke bërë pak pushim (5-10 minuta) midis.

Tavolina e punës

Humbja më e madhe e kohës gjatë sezonit është përpjekja për të mësuar shtrirë, shkruan Anabel.

Nuk mund të lexoni kurrikula universitare si të jenë romane, pasi rezultati nuk do të jetë i kënaqshëm. Uluni në një tavolinë pune dhe përpiquni të largoni shpërqendrimet (fikni televizorin, vendosni telefonin në dhomën tjetër).

Së fundmi, mos harroni rregullat bazë:

– Mbani shënime të rregullta dhe jo të rrëmujshme.
– Shikoni tezat e viteve të kaluara.
– Kërkoni ndihmë nga pedagogu apo një student i mirë nëse nuk kuptoni diçka.
– Ushqehuni mirë.
– Jepini vetes shpërblime të vogla, kur përfundoni një detyrë të caktuar.

Mos harroni se një notë nuk është vendimtare e jetës, apo të ardhmes suaj.

Nëse kaloni apo jo në një provim, nëse nuk merrni notën që mendoni apo nuk arritët aty ku donit, asnjëra prej këtyre nuk duhet t’ju bëjë më pak të vlefshëm në sytë tuaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.