Kryesore

Rama: Jemi gati të diskutojmë për hapjen e listave, asnjë palë s’do të marrë gjithçka dëshiron

21:00 - 07.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama gjatë një deklarate për mediat pas takimit të dytë pa marrëveshje me opozitën parlamentare, u shpreh se ka një konflikt që llidhet me marrëveshjen e bërë me opozitën jashtëparlamentare.




Rama shton se mazhoranca është e gatshme të pranojë kërkesën e opozitës parlamentare për hapje të listave, duke shtuar se duhet arritur një consensus tripalësh, ku asnjëra nuk do të marrë gjithçka që dëshiron.

“Kem një konflikt në themel, që lidhet me marrëveshjen që kemi bërë me opozitën jashtëparlamentare dhe për mua ajo është një bazë mbi të cilën mund të zhvillojmë më tej procesin dhe mund të shtojmë, por nuk mund të heqim. Ne jemi të gatshëm të konsiderojmë një formulë hapjeje të listave, jemi të gatshëm të diskutojmë për ta formalizuar përgjatë procesit të diskutimeve dhe për të arritur në consensus tre palësh. Në një konsensus të tillë askush nuk do të marrë gjithçka që dëshiron, të tre palët do duhet të pranojnë dicka që nuk dëshirojnë, por është shumë e rëndësishme që të gjithë të kenë zë në proces.

E para kemi nevojë për një mazhorancë të gjerë në Kuvend, e dyta PS nuk do të angazhohet në proese kapjeje të një vote këtu e një vote atje për të bërë një ligj kaq të rëndësishëm për të gjitha partitë. Unë nuk kam ndonjë respekt më të madh për ata që janë jashtë se sa pë rata që janë brenda, por askush nuk ka asnjë privilegj, dhe dua të jap një mesazh të qartë se sot është e vërtetë që shumica e shqiptarëve duhet të kenë zë në proces”, tha Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.