Rajoni

Thellohet bilanci/ Shënohen 13 viktima nga COVID-19 në Serbi

16:37 - 07.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë regjistruar 13 viktima nga COVID-19, duke arritur në 330 numri total i viktimave.  Ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe për 299 raste të reja, ndërsa në  spitale po trajtohen me respitatorë 110 pacientë.




Më 3 korrik, Serbia shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Beograd dhe rivendosi një sërë kufizimesh për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit. Qeveria njoftoi se vendosja e maskave është bërë e detyrueshme në hapësirat e mbyllura publike dhe në transportin publik.

Ata që nuk mbajnë maska në hapësira të mbyllura, përballen me gjoba.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.