AKTUALITET

Vidhnin dhe shisnin vepra arti nga antikitetit/ Arrestohen 3 persona (Detajet)

08:48 - 07.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Durrësit ka arrestuar 3 persona, pasi akuzohen për veprimtari kriminale në fushën e trafikimit të veprave të artit.




Në kuadër të operacionit të koduar “Antikat” në pranga u vunë shtetasit me inicialet A. V., 49 vjeç, banues në Fier, i cili drejtonte automjetin tip “Toyota”, ku u gjetën veprat e artit dhe A. V., 37 vjeç dhe R. Z., 48 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Mësohet se gjatë kontrollit në mjet u gjetën dy vepra që i përkasin periudhës së antikitetit, pjesë e trashëgimisë kulturore, të cilat do të shiteshin kundrejt shumës 18 deri në 25 mijë euro secila.

Burime zyrtare thanë se shtetasi A. V. siguronte veprat e artit, ndërsa dy shtetasit e tjerë gjenin klientelën për shitjen e tyre.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”, e kryer në bashkëpunim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.