LIFE STYLE

Ja sa kohë duhet për ta marrë virusin në një restaurant

16:43 - 08.07.20 gsh

Edhe pse të gjithë dëshirojmë të kthehemi në normalitet, statistikat tregojnë që nuk jemi as afër lirimit të masave dhe kthimit në normalitet.



Dhe ndërsa ekonomia është mjaft e rrezikuar, restaurantet dhe baret u identifikuan si vendet, që përbëjnë rrezikm më të lartë për përhapjen e COVID-19.

Për këtë ndikojnë disa faktorë. Së pari, dihet se coronavirusi mund të bartet në mes të njerëzve me anë të grimcave të vogla të padukshme, të cilat mund të përhapen në distanca të mëdha.

Ndërsa shanset e transmetimit zvogëlohen nëse mbajmë maska, gjithsesi ekzistojnë ende disa ambiente dhe situata, në të cilat mbajtja e maskave mund të jetë e pamundur. Kështu duket se është kur jeni duke ngrënë ose duke pirë diçka në një ambient të mbyllur në restaurant.

Ekspertët kanë identifikuar sasinë e kohës së ekspozuar ndaj një ambient të tillë, që ndikon në transmetimin e virusi.

Dr. John Brooks, shef kryesor i CDC, tha për Wall Street Journal, se ekspozimi i zgjatur ndaj dikujt, rrit mundësinë e infeksionit. Sipas tij ekspozimi i zgjatur përcaktohet përafërsisht 15 minuta.

Sipas tij infeksioni mund të përhapet edhe për një kohë më të shkurtër nëse kontakti është më i afërt dhe më intim.

Vendet që rrisin rrezikun e coronavirusit , janë pikërsisht vendet e mbyllura ku ka më shumë njerëz , turmat, restaurantet e mbyllura, kinematë dhe vendet e tjera publike.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

CLOSE
CLOSE