AKTUALITET

Manastirliu apel qytetarëve: Ndihmoni në frenimin e virusit të rrezikshëm

21:49 - 08.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në ‘Facebook’ u bën apel qytetarëe të tregojnë kujdes në respektimin e masave për të ndihmuar epidemiologët dhe për të frenuar virusin e rrezikshëm.




Manastirliu shkruan se ekipi i epidemiologëve dhe të gjithë strukturat e gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik, prej 4 muajsh, po bëjnë një punë të jashtëzakonëahme në terren, për të luftuar virusin e rëndë.

Mesazhi i Manastirliut:

#COVID19

Mbi 90% e rasteve të dyshuara izolohen brenda 48 orëve.

⏩ Kjo ndodh sepse ekipi i epidemiologëve por edhe të gjithë strukturat e gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik, prej 4 muajsh, pa u ndalur, ditë natë po bëjnë një punë të jashtëzakonëahme në terren.

T’i ndihmojmë së bashku, me kujdes për respektimin e ↔️ distancës, vendosjen e maskës dhe higjienën personale dhe kolektive, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

#Bashkë kundër #COVID19


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.