Rajoni

Masat shtrënguese ndaj COVID-19, shpërthejnë protestat e dhunshme në Serbi

22:08 - 08.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia serbe ka përdorur gaz llotsjellës për të shpërndarë protestuesit para Kuvendit të Serbisë, të cilët po kundërshtojnë shtrëngimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.




Protestuesit kanë hedhur mjete të forta në drejtim të policisë, ndërsa  protesta janë organizuar edhe në qytete tjera. Në Novi Sad, protestuesit dëmtuan ndërtesën e Bashkisë në qendër të qytetit. Gjatë protestës, një zjarr ka shpërthyer në hyrje të ndërtesës.

Më parë, protestuesit në atë qytet u përpoqën të hyjnë në ndërtesën e Radio Televizionit të Vojvodinës (RTV). Gjatë protestës, u goditën me gurë ambientet e Partisë Përparimtare Serbe në pushtet (SNS).

Protesta përkrahet edhe nga partitë opozitare serbe. Më 7 korrik, pas një konference për media të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, qindra qytetarë u mblodhën para parlamentit serb për të kundërshtuar paralajmërimet për rivendosjen e orës policore.

Nga përleshjet para ndërtesës së parlamentit serb, mbetën të plagosur dhjetëra pjesëtarë të policisë dhe protestues. Të mërkurën, presidenti serb, Vuçiç  tha se protestat nuk kanë të bëjnë me koronavirusin por ato janë “dhunë politike” ndaj institucioneve të Serbisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.