BOTA

Ministri malazez infektohet me koronavirus

16:04 - 08.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kemal Purishiç, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Malit të Zi ka rezultuar pozitiv me Covid-19.




Lajmin e ka bërë të ditur qeveria malazeze, përmes një postimi në rrjetin social Twitter. “Prej rezultateve të mbrëmshme të testit, ministri dhe gruaja e tij kanë qenë në izolim”, – thuhet në deklaratë.

Në Mal të Zi, sipas të dhënave të fundit, janë regjistruar 66 raste të reja të të infektuarve me koronavirus. Dy persona kanë vdekur të martën nga sëmundja COVID-19, ka njoftuar Instituti i Shëndetit Publik, raporton Rel.

Që nga 14 qershori deri më 7 korrik, në Mal të Zi u infektuan gjithsej 583 persona, nga të cilat tetë vdiqën. Pesë pacientë u shëruan gjatë kësaj periudhe.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.