Kosova

Rëndohet situata nga Koronavirus/ 55 pacientë në oksigjenoterapi

14:46 - 08.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teksa rastet me koronavirus në Kosovë rriten çdo ditë me më shumë, aktualisht në Klinikën Infektive po trajtohen 186 pacientë. Prej tyre, 107 janë të shtruar në Klinikën Infektive, ku dy janë në mjekim intensiv, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ndërsa 55 pacientë të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.




Ndërkohë, në Mjekësinë Sportive janë të shtruar 15 pacientë, ku dy prej tyre janë të intubuar, dhe në Klinikën e Pulmologjisë të QKUK-së, 34 të sëmurë me COVID-19.

Në Spitalin e Prizrenit, ndërkaq, janë duke u trajtuar 22 raste me COVID-19; në spitalin e Gjakovës po trajtohen 19 pacientë, në atë të Pejës 29, në Ferizaj pesë, në Gjilan pesë, në Mitrovicë tre dhe në Vushtrri është i shtrirë një pacient me koronavirus. Deri tani 82 pacientë kanë humbur jetën dhe 2,003 janë shëruar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.