Kronikë

Shkatërrohet banda kriminale në Angli/ Në pranga 6 shqiptarë, sekuestrohen 2 ton drogë dhe 77 armë

17:35 - 08.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka përfunduar me sukses operacioni ‘Venetic’ që çoi në pranga 746 persona, mes tyre dhe 6 shqiptarë të cilët mereshin me krimin e organizuar. Mediat e huaja raportojnë se ata komunikonin përmes telefonave të kompanisë holandeze Encro Chat.




Ishte  policia franceze e cila disa muaj më parë arriti të futej  në serverat e EncroChat duke parë në kohë reale me mijëra mesazhe që lidheshin me tregtinë e drogës, të armëve dhe tentative vrasje të rivalëve. Sipas policisë Metropolitane që ka publikuar emrat e të arrestuarve shqiptarë, ata janë.

Alsi Vata me origjinë nga Kukësi.  24 vjeçari  akuzohet për shitje të armëve luftare e municioneve dhe shitje kokaine dhe drogave të tjera të klasifikuara të klasit B.

Begin Pupla me origjinë nga Burreli, banues në Londër i akuzuar për trafik droge.

Alex Kukaj banues në Londër i akuzuar për trafik droge.

Agron Kukaj banues në Londër i akuzuar për trafik droge.

Besim Hoxhaj banues në Londër i akuzuar për trafik droge.

Julian Agalliu banues në Londër i akuzuar për trafik droge.

Arrestimi i shqiptarëve edhi pas marrjes së informacioneve në celularët EncroChat që ishin të kriptuar me një abonim 2000 euro për 6 muaj. Të  dhënat përmes Europol iu dhanë edhe NCI, FBI-s britanike. Gjatë operacionit u sekuestruan edhe 54 milion stërlina, 77 armë dhe më shumë se dy ton drogë.

Ky operacion është vlerësuar si më i madhi në historinë e Anglisë pasi grupet kriminale mes tyre ato shqiptare mendonin se duke përdorur të tillë telefona nuk përgjoheshin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.