AKTUALITET

Tragjedia në Kombinat/ Mjekja psikiatre: Çmenduri familjare, familja kishte një traumë…

22:51 - 08.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjekja psikiatre  Arjana Rreli, e ftuar në  emisionin “Real Story”, në News24, foli për tragjedinë në Kombinat, ku nënë e bijë, Zhaneta dhe Anisa Josifi u vetëflijuan duke besuar te ringjalla.




Rreli u shpreh se tragjedia e familjes Josifi në gjuhën e psikanalistëve njihet  si ‘çmenduri familjare’, ndërsa shtoi se ‘në përgjithësi problemet me çrregullimet e të menduarit, hasen te personat me inteligjencë të lartë. Kështu që nuk na çudit fakti që vajzat ishin të shkolluara’.

Pyetje: Cila ishte brava ku u fut ky virus vdekjeprurës në familjen Josifi?

“Mendoj se në atë familje diçka ka funksionuar keq. Përgjithësisht persona që zhvillojnë psikozë të indoktuar nga një lider, që ka qenë nëna ose vajza, quhet ‘cmenduri familjare’ si siptomë. Është një lider që mbi bazën e delirit të vet ka një deformim të realitetit. Vetë psikoza tenton mbylljen e personave. Personi që udhëheq zhvillon këtë mendim dhe ua dikton anëtarëve të familjes, që normalisht janë më të nënshtruarit. E tillë psikozë do një nivel inteligjene.

Në përgjithësi problemet me psikozën, ose crregullimet e të menduarit, hasen te personat me inteligjencë të lartë. Kështu që nuk na cudit fakti që vajzat ishin të shkolluara. Gjithcka tregon se ishte një psikozë brenda familjes. Kjo familje kishte një traumë, ku babai i tyre i gjymtuar ishte vetëvrarë. Ky është një model shabllon që është ndjekur nga familjarët, por në një mënyrë tjetër. Fakti që ata nuk kishin asnjë raport me realitetin, e ka ushqyer këtë psikozë”, u shpreh mjekja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.