AKTUALITET

Vetëflijimi i nënës dhe vajzës në Kombinat/ Teologu Çomëni: Sektet fetare udhëhiqen nga një lloj frike e brendshme

22:40 - 08.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Teologu Thoma Çomëni  ka komentuar ngjarjen tronditëse që ndodhi në Kombinat,  duke sqaruar edhe konceptin e sektit fetar dhe se si funksionojnë ato. I ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24, Çomëni u shpreh se sektet fetare zakonisht udhëhiqen nga frika e brendshme dhe izolojnë anëtarët.




Ndër të tjera, ai u shpreh se Zhaneta Josifi bashkë me vajzat e saj u përpoqën që vdekjen dhe ngjalljen ta sillnin në formën e dhunshme.

”E para,  referohet që ishin pjesë e një sekti. Sekt do të thotë ndjekje. Por një karakteristikë e veçantë e tyre, qoftë të krishtera apo jo të krishtera, apo edhe politike, jo gjithmonë funksionon kështu, se janë dhe herezitët, skizmat etj, por nuk janë të tilla. Sektet i kufizojnë anëtarët, dhe udhëhiqen nga një lloj frike e brendshme të tyre. Për ta mposhtur këtë frikë izolohen, dhe prandaj janë dhe anti- shoqërore. Pra një besimtar që udhëhiqet prej frikës, në fund do të kuptojnë që nuk janë besimtarë, pasi një besimtar duhet të vrasë frikën. Ajo që do thosha, dhe në rastin konkret, të zonjës dhe vajzës, është ngjarje e dhimbshme, ndoshta edhe ato hynë pa e kuptuar në këtë marrëdhënie.

Shpesh, ne njerëzit, në mënyrë të dhunshme krijojmë disa procese që duan kohë të vijnë. Si vdekja. Vrasja, vetëvrasja, janë forma të dhunshme për të plotësuar diçka që nuk i ka ardhur ende koha. Edhe forma për të risjellë ringjalljen është e dhunshme. Të dyja zonjat u përpoqën që vdekjen dhe ngjalljen ta sillnin në formën e dhunshme.”- tha teologu Thoma Çomëni.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.