Kronikë

Vrasja e dy biznesmenëve në Laç/ Lirohet nga qelia Kreshnik Tusha

18:18 - 08.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreshnik Tusha 21 vjeç  është liruar pas më shumë se një muaji nga vrasja e 2-fishtë në Laç kur të vdekur mbetën Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.




Tusha ishte i pari që ra në prangat e uniformave blu, pasi shkoi për t’u mjekuar në spital. Policia dyshonte se Tusha ishte një nga 4 autorët dhe u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit në hotelin A&A ku ndodhi ngjarja.

Por në të vërtetë 4 ekzektorët e vërtetë ishin të tjerë. Kreshnik Tusha ishte pandehur nga autorët si një person që i kishte ngritur pritë dhe e qëlluan para banesës së tij. Ndërkohë që Tusha ishte vetëm duke shkuar në shtëpinë e tij.

21-vjeçari  u transportua pas të shtënave drejt Traumës pasi ishte në gjendje të rëndë për jetën. Tashmë Tusha është liruar në arrest shtëpie. Ndërkohë janë arrestuar Eduart Lamaj, autori kryesor i ngjarjes, Ilir Xhepaj, por në kërkim janë ende bashkëpuntorët Elson Alija dhe Klaudio Përkola.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.