Kryesore

Akuza e fortë e Kujtim Gjuzit: Po na intimidojnë, na kanë ofruar dhe para, por nuk na blejnë dot!

15:02 - 09.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti opozitar, Kujtim Gjuzi, bëri një akuzë të fortë në rubrikën ‘Opinion’, në News24, teksa tha se disa deputetë po intimidojnë dhe tentojnë të blejnë deputetët e opozitës parlamentare.




Teksa i cilësoi këto intimidime të rrezikshme, Gjuzi tha prerë se askush nuk mund t’i blejë deputetët e opozitës së re, ndërsa shtoi se nuk do të ketë marrëveshje për Reformën Zgjedhore, nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.

“Gramoz Ruçi do të ketë probleme dhe problemet do të jenë 15 kushtet. Nuk ka hapje të negociatave pa u plotësuar kushtet. Të dy liershipët e partive të mëdha kanë brenda kriminelë, njerëz që kanë vrarë. Unë akuzoj Taulant Ballën, në momente të caktuara bën aq presion ndaj deputetëve sa një ditë në katin e dytë, ne sa kishim mbaruar takimin, menjëherë kërkoi të tërhiqeshin deputetët.

Ne nuk na blejnë dot, edhe pse kanë ofruar edhe para, por intimidimi në familje është shumë i rrezikshëm. Ka disa deputetë të PS që intimidojnë. Një deputet më tha ‘z.Gjuzi me keqardhje se t’i do lesh disa lekë’. Unë i buzëqesha dhe i thashë rri mënjan se të ka zënë ‘Rama-Covid-19’, mua nuk më zë kollaj. Brenda opozitës nuk ka përçarje”, tha Gjuzi.

Pse kërkoni lista të hapura?

Rama do vazhdojë me teorinë e tij të mblesërisë me opozitën jashtëparlamentare. Kjo do të rrezikojë Reformën Zgjedhore. Murrizi, Maliqi, votohen në zonat e tyre elektorale. PS ndjen rrezikun. Ne jemi 30 deputetë, që i thonë 30 folës. Nuk ka shanse ta bëjë Reformë Zgjedhore ky, që është kap me zë e figurë duke vjedhur.

Pse jeni kundër koalicioneve parazgjedhore?
Partitë marrin paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe bëjnë fushatë, pse normale është kjo. Ne kemi propozimin prej 7 pikash, që duhet të kthehet në proesverbal. Ruçi na ka premtuar që do të ketë bashkëpunim, që zgjedhjet të mos vidhen. Unë e akuzova direkt që është hajdut.

Koronavirusi qarkullon ende, keni frikë mos infektoheni?
Gjuzit një ditë i bënë një rrenë, siç ja bënë një kolegut tonë. Vija nga Shkodra dhe ndihmoja një familje, bëra ambulanën, ndërkohë që duhet ta bëjë shteti. Covid-19 për mua është Covid-Rama-19.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.