BOTA

Aprovohet medikamenti rus, vret 77.5 % të COVID-19 në 5 ditët e para

17:17 - 09.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një medikament i ri i zhvilluar nga një kompani farmaceutike ruse ka marrë aprovimin zyrtar dhe ka rritur shpresat për trajtimin e COVID-19. Në testet klinike ka rezultuar se ai lufton mbi 77 për qind të virusit në pesë ditët e para.




Medikamenti “Coronavir” tani konsiderohet nga të parët në vend por edhe në botë që mund të luftojë vetë virusin SARS-Cov-2, dhe jo vetëm komplikacionet që ai shkakton në shëndet sikurse ilaçet ekzistuese.

Nga testimet klinike që nisën në fundin e muajit maj, ka rezultuar se “Coronavir”-i përmirëson gjendjen e pacienteve në 55 për qind të rasteve brenda 7 ditëve të para, duke eliminuar madje mbi 77,5 për qind të virusit në vetëm 5 ditë.

Në shumicën e pacientëve në rrezik të mesëm shëndetësor, medikamenti ndaloi riprodhimin e koronavirusit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.