Kronikë

Bashkëshorti iu vetëvar me çarçaf në burg/ Gruaja e Bilbil Hasanit kërkon drejtësi, prokuroria e Durrësit nuk nis hetimet

17:00 - 09.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mirjeta Hasani, bashkëshortja e Bilbil Hasanit, i cili u vetëvra në burgun 313, ka nisur betejën ligjore me drejtësinë. Ky i fundit ndodhej në burg, i akuzuar për vjedhjen e 1200 lekëve.




Në Durrës ka nisur seanca gjyqësore, ndërsa prokuroria e ka vendosur mosfillim hetimi, por bashkëshortja nuk është tërhequr, duke apeluar vendimin.

Avokati i Mirjeta Hsanit nëpërmjet një deklarate pas përfundimit të seancës gjyqësore tha se është rivrarë për së dyti shtetasi Bilbil Hsani, pasi prokurori dhe gjykatësi i çështjes kanë vendosur mbylljen e çështjes. Avokati mbrojtës tha se do të denoncojë pranë autoriteteve prokurorin e çështjes Afrim Shehu dhe gjykatësin Petraq Curi për vendimin e dhënë.

43-vjeçari nga Kukësi i ka dha fund jetës në burgun “313” në dhjetor të 2019. Bilbil Hasani, u gjet i varur me çarçaf në banjat e burgut në Tiranë nga rojet e katit. Ai gjendej në sektorin e paraburgimi dhe kishte gati një vit që priste vendimin e dënimit për një akuzë vjedhjeje. Thuhet se bëhet fjalë për 1200 lekë që mendohet se ai i kishte vjedhur në një urban, por ajo që dihet është se është arrestuar dhe është mbajtur në masën e sigurisë burg pa afat.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.