Horoskopi

Cila është shenja më e zgjuar e horoskopit?

14:02 - 09.07.20 Gazeta Shqiptare

Në yje janë shkruar shumë gjëra për personalitetin e shenjës sonë të horoskopit. Mund të jeni zënë disa herë me shoqërinë se cila është shenja më inteligjente, por kur t’i lexoni karakteristikat e mëposhtme, do të jeni në gjendje të keni një ide më të qartë.



1-Dashi, shenja më inteligjente e horoskopit

Njerëzit me këtë shenjë horoskopi janë të njohur për mendimet e shpejta dhe shpërthimet e papritura frymëzuese, por kjo ndonjëherë do të thotë që ata arrijnë në përfundime të gabuara.

2-Luani, shumë njerëz inteligjentë

Me intuitën dhe vetëbesimin e fortë, njerëzit më këtë shenjë horoskopi arrijnë të jenë bindës dhe folës të mirë në publik. Por kjo mund të merret edhe si mendjemadhësi.

3-Shigjetari, inteligjencë e gjerë

Shigjetarët kanë aftësinë ta shohin në një këndvështrim më të gjërë një situatë, por nuk janë të mirë në shikimin e detajeve të vogla.

4-Virgjëresha, gjeni matematike në horoskop

Njerëzit me këtë shenjë horoskopi janë kritikë, metodikë, efikasë dhe shumë të mirë me numrat.

5-Demi, nxënës të shkëlqyeshëm

Kanë njohuri konkrete dhe mësojnë shumë, por nuk kanë krijimtari.

6-Bricjapi, mendojnë shumë

Janë sistematikë dhe kanë një mënyrë të strukturuar të të punuarit me problemet. Kjo do të thotë edhe që ata janë shumë të kujdesshëm dhe të ngadaltë.

7-Peshorja, kanë inteligjencë të matur

Janë të shkëlqyer në peshimin e të gjitha opsioneve dhe në arritjen e një perfundimi se cila është alternativa më e mirë për të gjithë.

8-Binjakët, kanë inteligjencë të kujdesshme

Kanë aftësinë t’i analizojnë situatat nga shumë këndvështrime dhe japin një zgjidhje ose përgjigje shumë shpejt.

9-Ujori, inteligjencë kreative

Thuhet shpesh: Ujorët kanë cilësi gjeniale, apo janë thjesht “të çmendur”?

10-Peshqit, inteligjencë emocionale

Peshqit janë një nga shenjat më emocionale, kuptojnë të tjerët dhe e dallojnë kur diçka nuk është në rregull ose e rrezikshme.

11-Gaforrja, studentë të mirë

Aftësia për të thithur informacionin është një nga tiparet më të mira të inteligjencës së Gaforreve, por ndonjëherë mund të jenë padrejtësisht subjektivë.

12-Akrepi, inteligjencë e frikshme

Akrepët kanë forcë të mahnitshme mendore dhe aftësi për të kuptuar gjëra që shumë të tjerë s’i kuptojnë. Por kjo duket edhe e frikshme.

 

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

CLOSE
CLOSE