Kronikë

Dy vatra të mëdha zjarri në Lezhë, vështirësi në shuarjen e flakëve

19:02 - 09.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy vatra të mëdha zjarri janë regjistruar pasditën e sotme në pyjet e njësisë administrative Ungrej në Lezhë. Flaket janë konstatuar në fshatin Zimaj dhe Kashnjet.




Burimet bëjnë me dije se aktualisht nuk ka rrezik për zonën në fjalë, pasi në vendet ku ka rënë zjarri nuk ka banesa.

Punonjësit e agjencisë së Shërbimit Pyjor ndodhen në terren dhe po ndërhyjnë me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve, pasi ndërhyrja e zjarrfikësve është e pamundur për shkak të terrenit të thyer malor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.