Kryesore

Mbytet në liqen aktorja amerikane, djali i mitur gjendet në gjumë në barkë

16:26 - 09.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktorja e njohur e serialit amerikan “Glee” Naya Rivera besohet se është mbytur në liqen, ndërsa djali i saj 4-vjeçar Josey është gjetur në gjumë në barkën e tyre të marrë me qera.




Autoritetet gjetën mbrëmë të miturin në liqenin Piru, në jug të Kalifornisë, ndërsa burimet e mediave të huaja janë shprehur  se kishin parë nënë e tij “të kërcente në ujë e të mos kthehej më”.

Policia e Ventura nisi kërkimet për 33-vjeçaren e cila dyshohet të jetë mbytur: “Personi i humbur në liqenin Puru është identifikuar si 33 vjeçarja Naya Rivera, nga Los Angeles. Operacionet e kërkimit kanë nisur.”

Zhytësit nuk arritën të gjenin aktoren deri në muzgun e mbrëmshëm, ndërsa kërkimet vijojnë. Liqeni Piru ka pasur raportime të vazhdueshme për humbje jete nga mbytja dhe zona piktoreske tashmë konsiderohet po aq e rrezikshme sa bregdeti i oqeanit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.