AKTUALITET

“Po diskutohet mbajtja e detyrueshme e maskave në publik”, Manastirliu: Si po përgatitemi për vjeshtën

21:33 - 09.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E ftuar në “Mbrëmje në Abc”, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tregoi se çfarë pune po bëhet me përgatitjet për vjeshtën kur bashkë me Covid-19 pritet që të jenë edhe viruset e stinës.




“Ajo që dihet me siguri është se ky virus është i paparashikueshëm..Ne jemi duke punuar fort për kapacitete ne spitalet rajonale. Do duhet që rastet që janë me sëmundje të tjera të trajtohen aty, vijon fuqizimi i tyre dhe fuqizimi me pajisje. Brenda gjithë buxhetit. Duam të fuqizojmë urgjencën kombëtare me autoambulanca të reja që të kemi një administrim më efikas në terren dhe për të përmirësuar flotën e aparaturave,” shpjegoi ministrja.

Diskutime të shumta ka patur edhe mbajtja e maskës nga popullata për të cilën Manastirliu deklaroi se ajo është e detyrueshme në të gjithë aktivitetet me risk të lartë infektimi, siç mund të jetë transporti publik ndërsa shtoi se Komiteti Teknik është duke diskutuar për përdorimin e maskës në ambiente publike.

“Maskat janë të detyrueshme për ato shërbime që janë me risk të lartë siç është transporti publik. Maskat duhet të jenë maska tekstile që të lejojmë që përdorimi i maskave kirurgjikale ti përdorin stafet mjekësore. Maskat janë obligative në të gjithë këto aktivitete me risk të lartë. Për sa i përket mbajtjes së tyre në publik është duke u diskutuar nga komiteti teknik”./abcnews.al

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.