Aktualitet

Shpërndanin kanabis dhe kokainë, pranga dy vëllezërve në Tiranë

12:13 - 09.07.20 Gazeta Shqiptare

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia në Tiranë, ndërsa akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike.



Policia ka bërë të ditur se në pranga kanë rënë 2 vëllezërit D. K., 33 vjeç dhe D. K. 37 vjeç, të cilët akuzohen se shisnin kokainë dhe kanabis në rrugën “Ibrahim Brahja”.

Gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të tyre dhe banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, një sasi kokaine dhe një peshore elektronike.

POSTIMI I PLOTË

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “SHOCK”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore e Policisë Tiranë.

Shpërndanin në doza lëndë narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, vihen në pranga 2 vëllezër.

Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë, cannabis sativa dhe një peshore elektronike.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, finalizoi me sukses operacionin e koduar “SHOCK”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– D. K., 33 vjeç dhe D. K. 37 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se shtetasit D. K. dhe D. K. merreshin me shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, në rrugën “Ibrahim Brahja”, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke ushtruar kontroll në lokalin në pronësi të këtyre shtetasve, në banesat e tyre dhe në automjetin që përdorej nga shtetasi D. K., 33 vjeç. Si rezultat i këtyre kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, një sasi kokaine dhe një peshore elektronike.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

CLOSE
CLOSE