Aktualitet

Shtohen rastet me COVID në Berat, të infektuar punonjës të DSHP dhe infermierë

11:21 - 09.07.20 gsh

Eneida Petova



Rastet pozitivë me Covid-19 po vijojnë të jenë çdo ditë prezentë në qarkun e Beratit, ku vetëm sot janë regjistruar 4 raste të prekurish me Coronavirus. Edhe pse kemi një të shëruar në dy javët e fundit,numri i rasteve aktive me Covid-19 në Berat ka shkuar në 24.

Vetëm dy prej rasteve të sotme janë kontakte të rasteve të mëparshme të regjistruara dje brenda institucionit të DSHP-së Berat,ndërkohë që 2 rastet e tjera janë raste të reja.

Mes të infektuarve të sotëm janë sërish 2 punonjës të Drejetorisë së Shëndetit Publik Berat që mendohet se janë infektuar nga rastet e djeshme që rezultuan “pozitivë” në këtë drejtori. E infektuar ka dalë edhe një infermiere nga Ura-Vajgurore e cila punon në një qendër shëndetësore në këtë bashki. Covid-19 është rikthyer sërish edhe në fasoneritë e qytetit të Beratit ku një punëtore ka rezultuar sot “pozitive”.

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë kryer 32 tamponë,ndërkohë që po vijohet edhe sot me marrjen e ramponeve në stafin e Qëndrës Shëndetësore në Urë-Vajgurore dhe në fasonerinë në Berat,ku rezultuan rastet e prekura me Covid-19. Mjekët epidemiologë të Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik Berat,edhe pse të vënë në alarm nga rastet e dala brenda kësaj drejtorie,janë duke kryer hetimin epidemiologjik për gjurmimin e kontakteve të rasteve të sotme, me tyre edhe të kolegëve.

Ndërkohë, nga ana e bashkisë Berat konfirmohet se,në bashkëpunim me Drejtorinë e Higjenës do kryhet sot dezinfektimi i plotë i ambjenteve të fasonerisë në Berat si dhe po vijohet edhe sot me dezinfektimin e çdo ambjenti brenda DSHP-së Berat. Burime nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat konfirmojnë se, të gjitha rastet aktive me Covid-19 në qarkun e Beratit po monitorohen nga inspektorët e policisë për të mos shkelur rregullat e karantinimit të tyre në banesa.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

CLOSE
CLOSE