KULTURË

120 vite nga vdekja e rilindasit jani vreto

13:36 - 10.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Si dje, 120 vjet më parë, u nda nga jeta, Jani Vreto një nga mendimtarët më të shquar të Rilindjes Kombëtare. Mësimet e para i ndoqi në një shkollë afër Konicës dhe më vonë ndoqi gjimnazin Zosimea të Janinës. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e kujton me një imazh dhe shkruan se më 1864, së bashku me Isamil Qemalin, Kostandin Kristoforidhin, Pashko Vasën etj., mori pjesë në mbledhjet e para për caktimin e një alfabeti të shqipes dhe për botimin e librave në gjuhën shqipe. Ishte anëtar i Komitetit Qendror për mbrojtjen e të drejtave të popullsisë shqiptare.




 

Jani Vreto dha ndihmesën e tij komisionin që miratoi më 1879, Alfabetin e Stambollit. Gjithashtu, hartoi Kanonizmën e “Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip”. Shkroi shumë vepra dhe artikuj si : “Apologjia”, “Për të vërtetën dhe të shkruarit e së vërtetës “, “Mirëvetija”, shkroi një vjershë më 1847 për Skënderbeun me alfabet grek dhe nisi të mbledhë fjalë të urta e këngë popullore shqiptare etj. Punoi për botimin e organit periodik “Drita”, që më pas mori emrin “Dituria”, e cila doli në Kostandinopojë nga gushti 1884 deri në korrik 1885. Në dhjetor 1884 ai bashkëpunoi për themelimin e shoqërisë “Drita” të Bukureshtit dhe shërbeu si sekretar i saj duke bërë një punë të madhe në shtypshkronjë ku ndihmoi në botimin e shumë veprave të rilindësve dhe punoi shumë për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.