Kryesore

Basha: Rama prishi marrëveshjen e 5 qershorit

15:10 - 10.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë një konference deklaroi se Rama ka prishur në esencë marrëveshjen e 5 qershorit të arritur me opozitën në rezidencën e ambasadës Amerikane.




“Falenderoj përfaqësuesit e medias që sot para syve tuaj keni pasur njeriun më të tmerruar nga zgjedhjet e ardhshme që Shqipëria ka njohur në 30 vite. Tmerri dhe ankthi i Ramës për humbjen e zgjedhjeve sot ka arritur një majë papërgjegjshëmërie që se ka pasur as Ramiz Alia në ditët e tij të fundit.

Një nga rekordet që do të thyejë është ajo e një kryeministri në ikje më të tmerruar se kushdo. Në esencë sot ai ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit për të cilën u investuan forcat politike me ndërmjetësimin e BE, SHBA dhe Britanisë së Madhe në këtë marrëveshje ishte qendrore arritja e dakordësisë për reformën zgjedhore, kusht për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE”, -tha Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.