Kryesore

Basha i zbuloi ofertën/ Reagon Rama: Nuk të bëj dot kryeministër, merre me qetësi

16:18 - 10.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Lulzim Bashës përsa i takon debatit për listat e hapura.




Me anë të një postimi në Twitter, kreu i qeverisë s’i ka kursyer ironitë sa i takon ofertës që lideri i PD-së theksoi se i kishte bërë Rama. Ky i fundit shkruan se Basha duhet ta marrë me qetësi këtë proces, teksa shton se ai nuk e bën dot kryeministër.

MESAZHI I RAMES

Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër, se paskam frikë nga humbjaNë fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat,e s’e bëj dot Lulin KM se s’jam Populli që e vendos këtë!

Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB,as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë! Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe,e lëri sharjet e kërcënimet,sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.