Kryesore

Basha zbulon ofertën e Ramës: Ti kryeministër, unë president. Rama merakoset vetëm për pushtetin e tij

15:37 - 10.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryedemokrati Basha në daljen e tij për media zbuloi se Rama i ka dërguar nëpërmjet ndërmjetësve një ofertë, sipas të cilës Basha do të bëhej kryeministër dhe Rama president. Sipas Bashës  kjo do të bëhet në funksion të heqjes së koalicioneve parazgjedhore.




“Për një muaj e gjysmë Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij me të njëjtin mesazh, ti kryeministër unë president vetëm të heqim koalicionet. Ramës nuk i bëhet vonë për njerëzit. Rama merakoset vetëm për pushtetin e tij. Ky ka qenë mesazhi i tij heqim koalicionet dhe ti kryeministër e unë president. Kështu e sheh Rama politikën si një pazar i ndyrë”.

Basha shtoi se ai dhe PD nuk kanë qenë ndonjëherë kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor. “Nuk e prek dot kushtetutën kryeministri në ikje. Cdo hap në këtë drejtim është fund i marrëveshjes, dhunim flagrant i konsensusit të arritur. PD kurrë nuk e ka përjashtuar diskutimin për sistemin. Ne jemi për mazhoritar të pastër me dy dhoma që asnjë kryeministër nesër të mos i ngjajë as hijes së Ramës që kontrollon të gjitha pushtetet. Ndaj jemi të vendosur që një diskutim ta bëjmë por jo me Balla-opozitën por me gjithë shqiptarët”,- tha Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.