Kryesore

Denoncimi tek Berisha: Situatë alarmante në Luginën e Preshevës, njerëzit po vdesin në shtëpitë e tyre, nuk ka teste

21:33 - 10.07.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në ‘Facebook’ denoncimin e një qytetari i cili shkruan se në Luginën e Preshevës është një situatë alarmante për shkak të COVID-19. Ai shton se shumë njerëz të infektuar në mungesë të testeve dhe frikës që të drejtohen në spitalet serbe po vdesin nëpër shtëpitë e tyre.




“Ju lutem reagoni që të sensibilizohet opinioni në Shqipëri dhe Kosovë, të dërgohen disa mjek nga Shqipëria dhe Kosova”, shkruan ndër të tjera qytetari.

POSTIMI I BERISHËS

Situatë alarmante në Luginën e Preshevës me COVID-19.

Regjimi i Vuçiç diskriminon dhe nuk ndihmon shqiptarët.

Të sëmurë dhe të infektuar me shumicë.

Nuk ka teste për zbulimin e Covid-19

Lugina nuk ka spital as mjekët e domosdoshëm.

Dënoj me ashpërsi këtë qëndrim çnjerëzor të regjimit të Vuçiç ndaj shqiptarëve.

I bëj thirrje OBSH të ndërhyjë me urgjencë në Luginën e Preshevës të ndihmojë banorët në luftën kundër COVID-19.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Në Luginë të Preshevës gjendja sa vjen e rëndohet. Shumë njerëz të infektuar në mungesë të testeve dhe frikës që të drejtohen në spitalet serbe po vdesin nëpër shtëpitë e tyre. Në mungesë të spitalit të kujdesit sekondar në Preshevë dhe Bujanoc ata dërgohen në Vranjë dhe Nish por për shkak të pasigurisë ata vendosin të vdesin në shtëpi e mos të shkojnë atje. Ju lutem reagoni që të sensibilizohet opinioni në Shqipëri dhe Kosovë, të dërgohen disa mjek nga Shqipëria dhe Kosova dhe shqiptarët e luginës të trajtohen në Presheve nga mjekë shqiptarë. Më lart në foto e ke reagimin e drejtorit të shtëpisë së shëndetit në Preshevë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.