AKTUALITET

Operacion antikanabis në Kolonjë/ Kultivonte bimë narkotike dhe mbante armë, pranga 36-vjeçarit

09:11 - 10.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 36-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Kolonjë pasi kultivonte bimë narkotike, ndërsa u gjetën edhe armë në banesë.




Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në banesën e 36-vjeçarit, ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh zjarri, konkretisht 3 automatik, 1 pushkë, fishekë luftarakë dhe 3 krehra.

Njoftimi i plotë

Finalizohet me sukses operacioni antikanabis i koduar “Radovicka”.

Sekuestrohet arsenal me armë zjarri, konkretisht 3 automatik, 1 pushkë dhe municion luftarak.

Vihet në pranga poseduesi i arsenalit të armëve, njëherazi edhe autor i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Radovicka”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– D. B., 36 vjeç, banues në fshatin Radovickë, Kolonjë.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e një banese në përdorim të këtij shtetasi, Policia gjeti të kultivuar disa fidanë të dyshuar narkotikë kanabis.

Po gjatë operacionit është ushtruar kontroll në banesën e 36-vjeçarit, ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh zjarri, konkretisht 3 automatik, 1 pushkë, fishekë luftarakë dhe 3 krehra.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.