BOTA

Pas Bolsonaros, një tjetër presidente infektohet me Covid-19: Ndihem e fortë, por…

08:08 - 10.07.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka rezultuar pozitive me Covid-19, presidentja e përkohshme e Bolivisë




Përmes një video të postuar në Twitter, ajo bën me dije se është mirë dhe ndihet e fortë, por për shkak të rregullave do të karantinohet për dy javë.

Qeveria në Bolivi ka konfirmuar se të paktën 7 ministra, përfshirë edhe ministrin e Shëndetësisë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Anez është liderja e dytë në Amerikën e Jugut që rezulton pozitive, pasi para pak ditësh doli pozitiv presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro.

Kujtojmë që Bolivia ka më shumë se 42,000 raste të konfirmuara dhe më shumë se 1.500 të vdekur nga Covid-19, duke e bërë atë një nga vendet më të prekura në botë.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.